I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale edhe Fatmir Sheholli

26 janar 2020 | 01:49

Numri i të ftuarve për intervistim nga zyret e Prokurorisë së Specializuara së Hagës kanë pasur një hov të madh dy muajt e fundit.

I ftuari i rradhës është Fatmir Sheholli, i cili ka marrë ftesë që të paraqitet pranë Zyrës së Gjykatës Speciale, por sipas njoftimit për media që e ka bërë vet Sheholli, nuk ka treguar se a është i ftuar në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit.

“Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës, kam marrë fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të specialzuar ne Hagë.

Si çdo i ftuar pranë kësaj Gjyakte Speciale do të mbrojë me dinjitet vetëm të drejtën dhe vlerat e shtetit te Kosovës.

Me besim ne zot dhe drejtësi do të dalim faqebardhë edhe ne këtë betejë!, ka shkruar Sheholli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me gjithë rrezikun e tyre, fshatra e qytete në Kosovë…