
I jepet lamtumira e fundit Bajram Qerkinit
25 shkurt 2025
| 13:16
Është varrosur Bajram Qerkini, kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve” dhe një prej figurave më të fuqishme në kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“EO” raporton se në ceremoni kanë marrë pjesë familjarë, bashkëveprimtar, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë.
Po ashtu, i pranishëm është parë edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.
Qerkini për 25 vite është përpjekur të gjejë djalin e tij të zhdukur në luftë, si dhe mijëra persona të tjerë.




