I jepet lamtumira e fundit gazetarit Hysni Syla (video)

05 janar 2022 | 20:23

Sot iu dha lamtumira e fundit, gazetarit veteran Hysni Syla.

Familjarë e dashamirë e përcjellen për në banesen e fundit.

I ndjeri mbrëmjen e së martës u godit nga një veturë, derisa ishte duke u kthyer në shtepi.

Veprimtaria e tij u ngrit lart nga miqët dhe kolegët e tij.

Qerkin Ibishi i cili është njëri ndër gazetarët më të vjetër në Mitorvicë tha se kontributi i Hysni Sylës ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm sepse ai perveq se ka punuar si zedhendës i komunës ai na ka ofru informata ne, pastaj edhe si gazetar e ka informu opinionin per te gjitha gjërat ne Mitrovicë”.

Telegram ngushëllimi për të ndjerin nisi edhe i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke u shprehur se ai la pas vetes një bagazh të pasur profesional.

Hysni Syla njashtu ishte zëdhënësi i parë i komunës së Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën, me anë të një vendimi të ministres së…