I jepet lamtumira e fundit instrumentistit Shaqir Hoti

11 prill 2021 | 17:13

I është dhënë lamtumira e fundit instrumentistit të njohur, Shaqir Hoti.

Ai sot është varrosur në Rogovë të Hasit të Gjakovës në një ceremoni ku morën pjesë familjarë dhe miq të të ndjerit.

Shaqir Hoti ishte i lindur më 1936, në fshatin Rogovë të Hasit.

Që në moshën 6-vjeçare luajti me instrumentet aerofone si fyej, kavalle, bishtnica, pipëza e të tjera.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen e muzikës në Prizren, në flaut.

Një kohë punoi në fshatin e lindjes duke kontribuar në organizimin e jetës kulturore.

Më pas u angazhua në orkestrën popullore të Radio Prishtinës si flautist i parë. Mori pjesë në festivale me karakter vendor dhe ndërkombëtar me instrumente frymore.

Mbetet e veçantë paraqitja në Berlinin Perëndimor më 1969, në një festival ndërkombëtar ku me këngën “Baresha”, të interpretuar nga Nexhmije Pagarusha, fituan çmimin e parë./KlanKosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione në fuqi e Kosovës në futboll, Drita e…