Drita ruan kreun, Prishtina mposhti Drenicën

11 prill 2021 | 17:09

Skuadra kampione në fuqi e Kosovës në futboll, Drita e ka ruajtur kreun e elitës falë fitores në derbin ndaj Llapit (2-4).

Dy minuta i mjaftuan vendasve për të kaluar në epërsi me golin e sulmuesit Ahmed Januzi, por në minutën e 4-të, Drita e barazoi rezultatin nëpërmjet Xhevdet Shabanit. Festim Alidema realizoi për 1-2, kurse Edon Sadriu barazoi rezultatin në 2-2.

Në pjesën e dytë gjilanasit shënuan edhe dy gola me anë të Xhevdet Shabanit dhe Irogue Pritsley për fitoren e radhës.  Pas kësaj ndeshje, Drita është e para me 61 pikë, derisa Llapi  është në vendin e shtatë me 33 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina e mposhti në Skenderaj, Drenicën (0-1). Golin e vetëm e shënoi Leotrim Kryeziu, në minutën e 73-të. Prishtina me tri pikët e reja është në garë për titull, duke u pozicionuar në vendin e tretë me 57 pikë, kurse kuqezinjtë janë në vendin e tretë me 30 pikë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Bebe Rexha vijon të japë mesazhe përmes rrjeteve sociale…