I jepet lamtumira e fundit Lekë Zherkës

16 qershor 2019 | 18:18

Të dielën është varrosur gazetari dhe drejtori shumëvjeçar i KTV-së, Lekë Zherka. Varrimi i tij është bërë në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Të dielën është mbajtur një mbledhje komemorative në nderë të jetës dhe veprimtarisë së tij.

Lekë Zherka karrierën e ka filluar në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV), ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).

Lekë Zherka ka punuar si menaxher edhe në kompani të telekomunikacionit dhe në organizata ndërkombëtare humanitare që kanë vepruar në Kosovë.

Lekë Zherka vdiq në moshën 56-vjeçare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunën e Pejës të dielën është përuruar sheshi “Shkëlzen…