I jepet lamtumira e fundit mësueses

26 nëntor 2022 | 16:23

Iu dha lamtumira e fundit mësimdhënëses që dje u vra nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.

S.G u varros sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit, në Dragodan.

Viktima 63 vjeçare S.G., ishte arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet.

Prokuroria Themelore dje informoi se ngjarja ndodhi në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, ka deklaruar dje Prokuroria përmes komunikatës.

Lidhur me këtë rast, pati reagime të shumta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Bjellorusisë, Vladimir Makei, raportohet se…