I kaloi inati me Donaldin? Postimi i Beatrix që mori gjithë vëmendjen

16 shkurt 2022 | 13:51

Kanë mbetur vetëm 3 ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe të gjithë janë në pritje të fituesit të këtij edicioni. Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, e cila refuzoi ftesën që të ishte në darkën që kishin thirrur me ish-banorët.

Ish-banorja është mërzitur nga një batutë e Ermal Mamaqit, e ndjekur më pas nga Salsano Rrapi, teksa ata ishin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pas kësaj ngjarje, këngëtarja udhëtoi disa ditë drejt Dubait me kushërirën e saj Anxhelina. Ndërsa ditën e sotme ka bërë një reagim në “Instastory”. Trica ka publikuar një video ku shfaqet Donaldi dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Me ty” teksa i tregon ndjekësve numrat në të cilën mund të votojnë për t’i dhënë atij fitoren.

Lidhja mes aktorit të humorit, Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj ka qenë një prej lidhjeve më të komentuara.

Për Shën Valentin, Donaldi i bëri thirrje vëllait të tij që t’i dërgonte lule Beatrix ndërsa në një bisedë me Einxhelin dhe Beniadën tha se do të mërzitej nëse e dashura e tij nuk do të ishte në Shqipëri.

I kaloi inati me Donaldin? Postimi i Beatrix që mori gjithë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBAShK),…