I mbuluar me humanizëm e qese prej “ari”!

17 qershor 2020 | 20:34

Arieta Mjeku – Azizi

Të jesh profesionist i fushës përkatëse dhe në të njejtën kohë humanist është gjëja më e bukur që mund ta kesh, e aq më e bukur kur të tjerët e shohin.

Të jesh infektolog, sot dhe në të njejtën kohë të buzëqeshësh pa naluar asnjë moment, është punë goxha e madhe.

Një tunel dezinfektues, një zhurmë heshtjeje, një objekt spitalor ku brenda kishte me qindra të shtrirë dhe në ballë të objektit qëndronte një qenje njerëzore duke marë mostra/strisho nga pacientët të cilët nga halli se mos janë infektuar me koronavirus e vështronin atë qenje sikur të ishte “pejgamber”.

Të them të drejtën nuk kishin faj, sepse përballë tyre qëndronte një njeri i mbuluar me qese prej “ari” me dy palë maska, me disa palë dorëza, me gojë të mbyllur, por sytë e tij buzëqeshnin sepse buzëqeshjen nuk mund ta shihnim nga maskat e vendosura që ta zinin frymën.

Sot, shumë e rrallë, të jesh në krye të pacientëve me halle, t’ua marësh strishot në hundë e në fyt, por në të njejtën kohë ta luash edhe rolin e psikologut për të pambrojturit që ishin përballë tij.

E shihja që ai njeri me qese prej “ari” u jepte forcë të pranishmëve, hallegjinjve,ndoshta edhe atyre që të nesërmen mund të dilnin pozitiv me COVID 19.

Ishte ky dr. Veli Rexha, një njeri i thjeshtë, me komunikim prej psikologu, i cili përkrahte pacientët që dilnin prej aty, dhe atyre më nuk u interesonte a do dalin pozitiv a negativ, e rëndësishme ishte ta mposhtnin luftën e tyre psikologjike që e kishin përbrenda vetes.

I lumi Kosova që ka doktor të tillë, qytetarët edhe mund të dalin pozitiv me virus, por përkrahjen që ua ofrojshe ishte e pashembullt.

Qysh nuk u ndale asnjë moment, na trego si mund të qëndrosh i mbështjellur fort me qese prej “ari” e në të njejtën kohë, tërë ditën ta kesh atë komunikim me pacientë.

Hallall të qoftë!

Secili njeri i kësaj toke të shenjtë, do duhej të ndihej krenar me njerëz si ti, me “qese prej ari”!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse kishte një javë që ishte larguar nga pozita…