I merret patentshoferi vetëm 49 minuta pasi e mori

22 nëntor 11:49

Një adoleshenti i është marrë patentshoferi vetëm 49 minuta pasi e mori, ka njoftuar policia gjermane. 18-vjeçari po kthehej pas testimit të suksesshëm të makinës kur e kapi policia. Ai po ecte me dyfishin e shpejtësisë.

Në një zonë ku lejohej 50km/h, adoleshenti po drejtonte mjetin me 95 km/h. “Disa gjëra zgjasin përgjithmonë, të tjerat jo më shumë se për një orë”, ka theksuar policia gjermane në një deklaratë për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha (Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946…