I moshuari nga Ferizaj humb jetën tragjikisht, dyshohet se ra në lumin Morava

05 mars 2024 | 22:23

I ndjeri, ishte nisur bashkë me djalin dhe vajzën e tij me veturë në drejtim të pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, por në afërsi të parkingut ishte shkuar te lumi dhe aty dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se rasti është duke u hetuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dheu i bardhë’’. Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu i bardhë ‘’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit  dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”, tha Hashani.

“Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësite përkatëse të cilat janë marrë me rastin. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML në Prishtinë.  Rethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës- hetimet rajonale në Gjilan”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina po vazhdon me formë të lartë në Liga Unike…