I nxehti ekstrem mbyll shkollat në një pjesë të Kanadasë

29 qershor 2021 | 11:54

Provinca veri-perëndimore e Kanadasë, British Columbia ka mbyllur shkollat dhe universitetet për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Termometri arriti në 46 gradë Celsius, një rekord ky aspak i zakontë për qershorin. Kjo javë pritet të jete edhe më e nxehtë, pasi shumica e Kanadasë perëndimore do të vendosi rekorde të temperaturës, duke i shtyrë njerëzit të strehohen në plazhe dhe afër liqeneve. Postimet në mediat sociale me këshilla për të qëndruar të freskët pa kondicionerë u bënë virale, në një provincë ku më pak se 40% e shtëpive kanë kondicioner.

Nxehtësia e lartë është e pazakontë për Paqësorin Veriperëndimor, i cili është më i mësuar me periudha të gjata shiu sesa dielli. Sipas ekspertëve kjo valë e të nxehtit i atribuohet një kupole me presion të lartë atmosferik mbi pjesën e sipërme të SHBA-ve veriperëndimore dhe Kanadasë, e ngjashme me kushtet në Kaliforni dhe shtetet jugperëndimore. Temperatura mesatare e Kanadasë rreth kësaj kohe të vitit është e ftohtë, zakonisht rreth 24 Celsius.

Një pjesë e madhe e kanadezëve shfrytëzuan pishinat. Për të parandaluar grumbullimin, vendasve u kërkohet të regjistrohen në internet çdo 90 minuta. Po ashtu vala e të nxehtit ka përfshirë edhe Seatle dhe Portland ku rrugët ishin kryesisht të zbrazëta. Restorantet që normalisht do të mbusheshin ishin të shkreta dhe dyqanet e akullores dhe kamionët e ushqimit në të gjithë qytetin mbyllën dyert.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa në…