I plagosuri nga Gjakova është në gjendje të rëndë në QKUK

06 shkurt 2022 | 20:13

Personi i cili u plagos me armë zjarri gjatë ditës në Shkugëz të Gjakovës është në gjendje të rëndë.

Kështu ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, Ejup Govori.

Govori tha se viktima është sjell pa vetëdije dhe me gjakderdhje të madhe në kokë nga arma e zjarrit.

“Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ka ardhur pa vetëdije me gjakderdhje të madhe në kokë nga arma e zjarrit. Personi gjendet në gjendje terminale”, ka deklaruar Govori për “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 67:53…