I sulmoi zyrtarët e KEDS-it, arrestohet

19 korrik 2023 | 08:55

Të martën është arrestuar një person në rrugën “Ardian Zurnagjiu” në Prizren, pasi dyshohet se i kishte sulmuar fizikisht zyrtarët e KEDS-it.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët e KEDS-it ishin duke kryer punën e tyre për shkyçje të konsumatorëve nga energjia elektrike.

“Rr. Ardian Zurnagjiu, Prizren 18.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht zyrtarët e KEDS-it derisa ishin duke kryer punën e tyre në ç’ kyçje të konsumatorëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prapë sot në Hagë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës,…