I thonë çaj rusi por nuk e ka origjinën aty: Lexoni 6 fakte për pijen e preferuar të kosovarëve

12 dhjetor 2021 | 21:57

Çaji i zi përbën një ndër preferencat kryesore të njerëzve, kjo si rezultat i përfitimeve shëndetësore që ai sjellë.

Sa më shumë të oksidohen gjethet e çajit, aq më aromatik do të jetë ai dhe aq e lartë do të jetë përmbajtja e kafeinës.

Më poshtë u sjellim 6 fakte që s’i keni ditur rreth çajit të zi, apo çaj rusit siç e njohim ne:

1. Redukton stresin

Çaji i zi, ka aftësi t’ia mundësojë trupit tonë të këndellet pas situatave steresuese. Në fakt konsumimi i këtij çaji nuk parandalon stresin por, veprimi i tij fillon gjysmë ore pasi të konsumohet, thonë hulumtuesit.

2. Çaj i zi apo çaji i rusit nuk rrjedh nga Rusia

Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.

3. Çaji i zi në ish-Jugosllavi, ka ardhur si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.
4. Shija e çajit varet nga kualiteti i çajit, uji në të cilin zihet dhe ena në të cilën përgatitet.

5. Do të ishte ideale që uji për çaj të jetë pa klor, ena për zierjen e tij nga një material neutral, ndërsa ibriku i çajit nga qelqi ose porcelani.

6. Aroma e çajit të zi ka veti që të rezistojë për kohë më të gjata, krahasuar me të gjitha format e çajit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti haitian, Jovenel Moise, po përpilonte një listë të zyrtarëve…