I vaksinuar plotësisht kundra Covidit dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje, humb jetën një person në Greqi

15 gusht 2021 | 13:27

Lajme jo të mira vijnë nga Greqia, ku është regjistruar vdekja e parë e një shtetasi të vaksinuar plotësisht kundra Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i repartit të reanimacionit të spitalit Papanikolau të Selanikut, Nikos Kapravelos, mëngjesin e së dielës.

Ai ka sqaruar se pacienti në fjalë jo vetëm që kishte kryer të dyja dozat e vaksinës, por nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër.

Gjithashtu ka theksuar se personat e vaksinuar duhet të zbatojnë masat sipas protokolleve për ambientet e mbyllura sidomos duke mbajtur maskën, pasi varianti Delta i koronavirusit është tepër i transmetueshëm. Gjithsesi mjeku ne fjalë ka bërë thirrje qe të vazhdohen vaksinimet ne mënyrë qe te krijohet i ashtuquajturi “muri mbrojtës” ndaj pandemisë.

Specialistët ne Greqi u janë referuar ditët e fundit kërkimeve shkencore nga SHBA, Izraeli dhe shtete te tjera, sipas te cilave te vaksinuarit edhe infektohen edhe infektojnë. Por theksojnë gjithashtu se kryerja e vaksinës ka ulur ne mënyrë te ndjeshme vdekshmërinë.

Ne Greqi vetëm 5.5 mln persona janë vaksinuar plotësisht dhe gati 300.000 te tjerë presin te kryejnë dozën e dytë.

Autoritetet shëndetësore janë gjithashtu te shqetësuara për faktin se Greqia renditet ne vend te dytë ne BE qe nga shkurti deri ne qershor te këtij viti sa i përket vdekshmërisë ne periudhën e pandemisë, ne këto muaj ne raport me numrin e popullsisë. Ne 24 orët e fundit përsëri Greqia regjistroi 3270 raste, 236 te intubuar dhe 24 humbje jete nga Covid 19!/tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën për të gjetur të…