I zuri orteku, çifti shpëton falë qenit

31 janar 2021 | 16:54

Një çift që i kishte zënë poshtë orteku në Zvicër shpëtuan mrekullisht falë qenit të tyre. Qeni lehi për ndihmë dhe kështu tërhoqi vëmendjen e disa personave pranë zonës të cilët arritën t’i lirojnë, njoftoi sot shërbimi i ndihmës së parë.

Orteku zuri poshtë çiftin në Luginën Aver të Zvicrës jugperëndimore, pranë kufirit italian dhe në perëndim të St. Moritz, dje pak pas orës 15:00 me kohën lokale, sipas një deklarate nga autoritetet.

“Qeni i tyre, që nuk ishte nën dëborë, duke lehur me zë të lartë, tërhoqi vëmendjen e një grupi që ishin një distancë e shkurtër në të njëjtën luginë, por nuk kishin parë ortekun” , thuhej në deklaratë.

Dy personat u shpëtuan pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe u çuan në spital me helikopter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leicester City është befasuar në “King Power Stadium” nga Leeds…