I zuri orteku në zonën e Kalasë së Dodës – detaje se si u shpëtuan dy turistët zviceran

23 janar 2024 | 21:36

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje të reja lidhur me shpëtimin e dy turistëve zviceran në zonën e Klasasë së Dodës, të cilët i kishte zënë orteku.

Sipas njoftimit të ShKShMK-së thuhet se “pas disa shkëmbimeve të mesazhe kemi arritur ta kontaktojmë njërin nga të aksidentuarit, fatmirësisht ka pasur valë telefoni dhe ka arritur të na dërgojë koordinatat e vendndodhjes së tyre”.

“Për shkak të barrierave gjuhësore dhe gjendjes jo te qëndrueshme psiko-fizike të aksidentuarës, informatat ishin që kishim të bëjmë me të paktën dy të lënduar dhe së paku dy persona të zhdukur nën ortek. Me të kuptuar seriozitetin e situatës i gjithë organizimi dhe operacioni është zhvilluar në një kohë të shpejtë”, thuhet në njoftim.

ShKShMK ka shtuar se shpëtuesit është dashur të lëvizin në këmbë pasi që në Shqipëri akoma helikopterët nuk mund të navigojnë gjatë natës, duke u ngjitur për 4 orë me të gjitha pajisjet për kërkim të shkallës së gjerë në operacionet me ortek, bashkë me shpëtuesit nga pika e takimit u nisen dhe një togë e Policisë Alpine e cila ndihmoj në bartjen e disa pajisjeve dhe pasi kanë marrë urdhrin se evakuimi do të bëhej nga ajri janë kthyer prapa.

Njoftimi i plotë:

Në orët e vona të datës 21.01.2024 kemi pranuar thirrje urgjence nga banorët e zonës së Kalasë së Dodës për një aksident malor që ju kishte ndodhur disa turistëve Zviceran.

Me të pranuar lajmin ka filluar mobilizimi i skuadrës së ShKShMK-së, dhe pas disa shkëmbimeve të mesazhe kemi arritur ta kontaktojmë njërin nga të aksidentuarit, fatmirësisht ka pasur valë telefoni dhe ka arritur të na dërgoj koordintat e vendndodhjes së tyre.

Për shkak te barrierave gjuhësore dhe gjendjes jo te qëndrueshme psiko-fizike të aksidentuarës, informatat ishin që kishim të bëjmë me të paktën dy të lënduar dhe së paku dy persona të zhdukur nën ortek.

Me të kuptuar seriozitetin e situatës i gjithë organizimi dhe operacioni është zhvilluar në një kohë të shpejtë.

Me një koordinimin me autoritet e shtetit Shqiptar kemi lëvizur deri te pika e takimit , dhe nga ku është realizuar afrimi deri te të aksidentuarit.

Shpëtuesit është dashur të lëvizin në këmbë pasi që në Shqipëri akoma helikopterët nuk mund të navigojnë gjatë natës, duke u ngjitur për 4 orë me të gjitha pajisjet për kërkim të shkallës së gjerë në operacionet me ortek, bashkë me shpëtuesit nga pika e takimit u nisen dhe një togë e Policisë Alpine e cila ndihmoj në bartjen e disa pajisjeve dhe pasi kanë marrë urdhrin se evakuimi do të bëhej nga ajri janë kthyer prapa. Dy shpëtues specialist të shpëtimit dhe paramedik janë nisur në drejtim të vendit të aksidentit me një motosajë, dhe pajisje të nevojshme për reagim dhe dhënie të ndihmës së parë, pasi që mbijetesa në këto kushte është tepër e limituar.

Me të mbërritur në vend aksident saktësisht në koordinatat e dërguara ju është dhënë ndihma e parë dhe është bërë vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së tyre, aty kuptohet edhe që nuk kemi të bëjmë me të zhdukur të tjerë apo të lënduar sepse ishin vetëm çifti i cili skijonte i vetëm dhe jo të shoqëruar me ndonjë udhëheqës malor apo grup.

Të aksidentuarit kanë pasur lëndime të ndryshme dhe kanë qenë në hipotermi, pasi që kanë qëndruar për një kohë të gjatë brenda borës dhe moti ka qenë me temperatura tepër të ulëta.

Çifti ski-bjeshkatar Zviceran F.S dhe J.B ishin duke realizuar një aktivitet ski-bjeshkatar në zonën malore në mes të fshatit Çajë dhe Radomirë , në drejtimin gjeografik veri-lindje nga maja e Corokolit.

Gjatë ngjitjes me ski në këtë faqe malore e kanë aktivizuar një ortek ,ku janë shtyrë rreth 350 m në drejtim të lugut të malit që shpien në drejtim të fshatit Çajë. Fatmirësisht nuk kanë qenë të mbuluar tërësisht ,por në pamundësi të daljes nga dëbora, vajza ka pasur mundësi ti lëviz duart dhe ta bëj një thirrje.

ShKShMK kishte paralajmëruar me një postim për kujdes të shtuar për rrezik nga orteku vetëm një ditë para se të ndodhte ky aksident ! Autoritetet Shqiptare pas agimit të diellit kanë dërguar një helikopter për ndihmë dhe evakuim, por në pamundësi të aterimit për shkak te konfiguracionit të terrenit është dashur të bëhet një plan B.

Plani ishte realizimi i evakuimit nga ajri me Helikopter i pajisur me sistemin e vinçit. Si mundësi e vetme ka qenë kërkimi i ndihmës nga ekipi i medevac nga KFORI Amerikan. Duke kaluar mbi gjitha barrierat burokratike me të marrë urdhrin helikopteri medevac i KFOR-it Amerikan nuk vonoi dhe mbërriti në koordinatat të cilat i kishim dërguar.

Evakuimi është kryer shumë shpejtë duke i dërguar të aksidentuarit në Spitalin e Tiranës, dhe është kthyer përsëri për tërheqjen e dy shpëtuesve ndërsa gjashtë shpëtues me të gjitha pajisjet dhe gjërat personale të aksidentuarve u kthyen në këmbë nga vendngjarja deri tek pikënisja.

Operacioni ka zgjatur deri në orët e vona të datës 22.01.2024 duke u pambyllur me sukses. Gjendja e të aksidentuarve është stabile, falë reagimit të shpejtë e efikas, dhe ju dëshirojmë rikuperim të shpejtë.

I falënderojmë:

Autoritet Shqiptare për bashkëpunim dhe mbështetjen, KFOR pa të cilët ky evakuim nuk do të kishte sukses, banorët lokal dhe të gjithë kontribuuesit të tjerë.

Një falënderim i posaçëm shkon për Ridvan Tahiri nga grupi Vullnetarët i cili na ka mbështetur dhe koordinuar me kontakte të ndryshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Parim Olluri tha në Pressing në T7 se policia…