“IBM” prezanton kompjuterin e parë “kuantum” për biznese

10 janar 2019 | 11:39

“IBM” ka prezantuar  IBM Q System One, kompjuterin e parë “kuantum” të llogaritur për biznese.

Kompjuterët “kuantum” shihen si teknologjia e re më premtuese, pasi janë të aftë të llogarisin shumë herë më tepër të dhëna se kompjuterët e sotëm.

Kjo do të thotë që faktorët e rrezikut mund të llogariten më shpejt me kompjuter, duke mundësuar bërjen e investimeve më të mira, gjëra që mund të çojnë drejt ndryshimeve të mëdha teknologjike.

Por biznesmenët nuk duhet të presin t’i instalojnë në zyrat e tyre, pasi shërbimi që ofron “IBM” për bizneset është vetëm nëpërmjet sistemit IBM Cloud. Pra, kompjuterët do të vazhdojnë të mbahen nga “IBM”, por do të përdoren duke u lidhur në rrjet.

Kompjuteri i parë kuantum për biznese është tre metra i lartë, i mbyllur në një kasë xhami që krijon një mjedis të izoluar. Izolimi është i rëndësishëm, pasi këta kompjuterë e humbin fuqinë nëse ndryshojnë kushtet e mjedisit rrotull tyre. “IBM” shpreson që kjo “thembër Akili” të zgjidhet në të ardhmen./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se kompanitë për…