Ibra, afër rinovimit të kontratës me Milanin

05 prill 2021 | 14:52

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, është shumë pranë rinovimit me kuqezinjtë. Gjiganti suedez ka qenë në bisedime e sipër me drejtuesit e klubit javët e fundit dhe mesa duket gjithçka ka shkuar mirë për të dyja palët.

Sipas raportimit të “Tuttomercatoweb”, tashmë është vetëm çështje kohe zyrtarizimi i rinovimit të kontratës, pasi marrëveshja është arritur. Kështu, 39-vjeçari do të firmosë kontratën e re e cila do të përfundojë në qershorin e vitit 2022.

Kanë mbetur vetëm detajet përfundimtare, që lidhen me bonuset e objektivat sezonalë, por që nuk priten të krijojnë probleme. Drejtuesit e “Djallit” i besojnë ende Ibrës dhe kërkojnë vazhdimin e projektit të nisur me të në krye, pasi me shumë mundësi ata do të rikthehen dhe në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese këtë vit do të mbetet pa kryetaren e…