Ibra, gati për derbin ndaj Interit

06 shkurt 2020 | 16:04

Zlatan Ibrahimoviq me shumë mundësi do të jetë në fushë në derbin e të dielës në mbrëmje ndaj Interit. Suedezi nuk ishte në dispozicion ndeshjen e kaluar dhe kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi ndaj Veronës.

Tashmë Ibrahimoviq do të rikthehet të stërvitet me grupin dhe duket se e ka marrë veten. Sulmuesi ka qenë edhe një ogur i mirë për Milanin, duke qenë se skuadra i është rikthyer sukseseve me Ibrën.

Në këtë mënyrë, Interi do të ketë një problem më shumë për Antonio Conten, që duhet të gjejë mënyrën për të mbuluar bomberin suedez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dy ditë që Gani Dreshaj ka marrë vetiniciativën për…