Ibra mposhti Interin

17 tetor 2020 | 21:38

Milani vijon rrugëtimin perfekt në Seria A, duke marrë fitoren e katërt në katër ndeshjet e para. Kuqezinjtë triumfuan edhe në derbin kundër Interit, nënjë duel që do të dhuronte shumë emocione.

Fillimi ishte fantastik për kuqezinjtë që do të shënonin dy gola në harkun e katër minutave. Në të 12-tën, Zlatan Ibrahimovic fitoi një penallti pas një faulli të Kolarov. Nga pika e bardhë suedezi do të ndalej në tentativën e parë nga Handanovic, por më pas e ka të thjeshtë që ta shtyjë “sferën” në rrjetë. 4 minuta më as Leao jep një pasim fantastik për Ibrahimovic, i cili e ka të thjeshtë që të shënojë sërish.

Interi shtoi presionin në minutat në vijim, duke arritur që të shkurtojë diferencën në minutën e 28-të me Lukakun, i cili shfrytëzoi më së miri një pasim të Perisic.

Në pjesën e dytë, loja është e vakët, me të dyja skuadrat që nuk rrezikojnë shumë, ndërkohë që Interi krijon shpesh hapësira në prapavijë që nuk shfrytëzohen mirë nga Ibrahimovic. Kuqezinjtë mbajnë kryesimin e kampionatit me pikë të plota, 12, pas 4 javëve të para.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skandali i këngëtares Fjolla Morina, krijoi një debat të gjerë…