Arresti shtëpiak i sjell fat Fjolla Morinës, merr propozimin për martesë

17 tetor 2020 | 21:36

Skandali i këngëtares Fjolla Morina, krijoi një debat të gjerë në vend.

Ajo u arrestua teksa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me vete. Pas ngjarjes Gjykata vendosi që këngëtarja të vuajë nën masën “arrest shtëpie” për shkak se po rrit vajzën e saj të vetme pa asnjë ndihmë.

Por edhe pse nën masën “arrest shtëpie”, Morina ka përjetuar disa momente të bukura. Përmes një story të publikuar në “Instagram”, këngëtarja tregon se ka marrë një propozim për martesë. Duke shijuar këtë surprizë të bukur, Fjolla shihet me një buqetë të madhe me lule dhe unaza, ndërsa në një nga fotot e postuar në story, Morina shihet me unazën në dorë teksa shkruan’ Unë thash po’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KHF Istogu ka kaluar në raundin e tretë të Kupës…