Istogu kalon në raundin e tretë të Kupës Evropiane

17 tetor 2020 | 21:35

KHF Istogu ka kaluar në raundin e tretë të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave.

Istogu në raundin e dytë e ka kaluar Vushtrrinë me dy fitore bindëse. Ishte hera e parë që dy skuadra kosovare u takuan në kuadër të garave evropiane.
Për Istogun të shtunën mbrëma kishte festë të dyfishtë. Pos që kaloi në raundin e tretë, KHF Istogu për herë të parë luajti në palestrën në Istog. Me ndeshjen e së shtunës ndaj Vushtrrisë është përuruar palestra në Istog që do t’i jap hov zhvillimit të hendbollit në këtë komunë.

Istogu e fitoi ndeshjen e kthimit me rezultat bindës, 31:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:13. Ndërkohë ndeshjen e parë të luajtur para një jave në Samadrexhë, Istogu e kishte fituar me rezultat 26:21. Me dy fitore të thella KHF Istogu kalon në raundin e tretë ku do të garoi edhe kampioni i Kosovës, Ferizaj.
Ferizaj garimin e nisë prej raundit të tretë. Për herë të parë do t’i kemi dy skuadra në raundin e tretë.

Ndeshjen në Istog e kanë dominuar vendaset që herët nisën shkëputje në rezultat. Epërsia e istogaseve ishte bindëse gjatë tërë ndeshjes, ndërsa rastin e fituan të gjitha lojtaret.

Istogu – Vushtrria 31:24 (17:13)

Istogu: Muratoviq 10, Rugova 9, Venetski 4, Ujkiq 3,Hetemi 2, Fejzaj 1, Shatri 1, Berisha 1, Ferataj, Rexhaj, Halitaj, Milatoviq, Ahmetxhekaj, Shehdadi

Vushtrria: Rama 9, Zymberi 5, Kasumi 4, Sopjani 3, Tahiri 2, Matarova 1, Paci, Avdiu, Preniqi, R. Gubetini, Terstena, Kelmendi, B. Gubetini, Rrustemi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj AS Prishtinës në sfidën…