Icardi akuzon Wanda Naran se ka qenë toksike dhe se u përpoq t’ia kontrollonte jetën

27 shtator 16:21

Mauro Icardi e ka quajtur gruan Wanda Nara si ‘toksike’ dhe pretendon se ajo u përpoq të ‘kontrollonte’ jetën e tij.

Wanda, e cila u martua me sulmuesin e Galatasaray, Icardi në 2014, konfirmoi ndarjen e tyre në fillim të kësaj jave.

Ajo ka shkruar: “Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment, por duke pasur parasysh ekspozimin tim dhe spekulimet mediatike, preferohet që ta dinë nga unë”.

“Nuk kam asgjë më shumë për të sqaruar dhe nuk do të jap asnjë lloj detaj për këtë ndarje”.

“Ju lutem, ju kërkoj të kuptoni jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”.

Tani Icardi ka thyer heshtjen për ndarjen duke postuar mesazhe private mes të dyve në rrjetet sociale.

Dhe ka shtuar mbishkrimin: “Kur je beqar, apo thua se je, por je toksike”.

Në një tjetër postim në Instagram, ai ka postuar mesazhin: “Tani doni ta menaxhoni edhe jetën time?”.

Siç raporton Marca, mesazhet e postuara nga Icardi shfaqnin bionden duke pyetur nëse futbollisti ishte vetëm dhe ku ishte.

Më pas Icardi përgjigjet duke e etiketuar atë ‘toksike’ dhe duke dashur të ‘menaxhojë’ jetën e tij.

Argjentinasi përfundoi duke fshirë mesazhet nga rrjetet e tij sociale.

Icardi, i cili ka dy fëmijë me Wandan – Francesca, shtatëvjeçe dhe Isabella, pesëvjeçe, së fundmi u largua nga Paris Saint-Germain për t’u bashkuar me Galatasaray.

Futbollisti bëri debutimin e tij për gjigantët turk në fillim të këtij muaji në një fitore 2-1 ndaj Konyaspor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Vehbi Kajtazi, ka reaguar pas goditjes që presidentja e…