Kajtazi: Thaçi ka më shumë autoritet në burg sesa Osmani në liri

27 shtator 2022 | 16:16

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka reaguar pas goditjes që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama

Kajtazi ka thënë se Vjosa Osmani e sulmon Edi Ramën meqë përmes një sulmi të tillë mendon se e dëmton Hashim Thaçin.

Më tutje, Kajtazi ka thënë se Osmani e sulmon Thaçin meqë e di se ai në burg ka më shumë autoritet sesa vetë Osmani që është në liri dhe presidente.

“A e dini pse Vjosa Osmani e sulmon Edi Ramën? E sulmon sepse mendon se nëpërmjet këtij sulmi e dëmton Hashim Thaçin. A e dini pse e sulmon Hashim Thaçin? Sepse e di se më i fuqishëm dhe më me autoritet është ai në burg sesa kjo ne liri dhe ne pozite te presidentes”, ka shkruar Kajtazi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Vjosa Osmani dje në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka thënë se Edi Rama po ia shpëton fytyrën Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Luana Vjollca, ka…