Icardi nuk ‘pranon’ divorcin, publikon foton e nxehtë me Wanda Naran

29 shtator 2022 | 11:14

Edhe pse Wanda ka njoftuar divorcin nga Mauro Icardi, sulmuesi argjentinas duket se nuk po e pranon diçka të tillë.

Në profilin e tij në Instagram, sulmuesi Icardi ka shpërndarë një foto ku shihet duke puthur Wanda Narën. Argjentinasi, tashmë pjesë e Galatasarayt, ka çaktivizuar komentet.

Vlen të theksojmë se ky vit ka qenë mjaft i vështirë për të dyja palët. Ka pasur akuza për tradhëti si nga bukuroshja e njohur, ashtu edhe nga futbollisti. Fundi i hidhur erdhi vetëm pak ditë më parë, kur Wanda bëri të ditur ndarjen.

 

Fe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit perëndimorë janë të frikësuar se Vladimir Putin po planifikon…