Ideja për arkiva të UÇK-së është artificiale, s’përjashtohet mundësia që Serbia t’i ketë shkatërruar të dhënat për varrezat masive

21 shtator 2021 | 16:57

Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi e ka quajtur artificiale dhe të ngritur nga Serbia idenë për arkiva të UÇK-së.

Ai e ka konsideruar vendimtare hapjen e arkivave serbe për gjetjen e personave të zhdukur me forcë, ani pse nuk e përjashton mundësinë që shteti fqinj t’i ketë shkatërruar gjitha të dhënat dhe informacionet për varrezat masive.

Duke raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Bislimi ka bërë me dije se gjatë kësaj jave mund të vijnë në Kosovë shtatë trupat e identifikuar pas gërmimeve në Kizhevak të Serbisë.

“Po e përsëris në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk është folur dhe dakorduar për arkivat e UÇK-së, për të cilat nuk ka asnjë evidencë që eksitojnë. Ideja e Serbisë të thuhet se dy apelit po fshehin dhe meqenëse pala kosovare nuk po i hap nuk po i hapin edhe ne. Është dashur ta thyejmë këtë mit dhe të themi se ka vetëm një palë që fsheh informata, pala tjetër i ka të gjitha arkivat e hapura. Ideja për arkiva të UÇK-së në Kosovë është ide artificiale e ngritur nga Serbia për të justifikuar mbajtjen e informacioneve sekret të tyre”, ka thënë ai.

Megjithatë, Bislimi ka thënë se shpreson se me hapjen e arkivave shtetërore të Serbisë do të gjenden informatat që saktësojnë vendndodhjen e varrezave masive.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e NBA-së janë të gatshëm të firmosin kontratën e…