Identifikohen 21 viktimat e aksidentit në Venecia

05 tetor 2023 | 08:07

Janë identifikuar të gjithë viktimat e aksidentit të mbrëmjes të së martës, ku një autobus ra nga një mbikalin në në Mestre.

Bëhet fjalë për nëntë shtetas ukrainas, katër rumunë, tre gjermanë, një italian (shofer), një kroat, dy portugez dhe një afrikano-jugor.

Rajoni i Venetos ka publikuar buletinin e të plagosurve. 15 pacientë të përfshirë në aksident janë të shtruar në spitalet e Venetos, 12 të rritur dhe 3 të mitur.

Dhjetë nga këta pacientë janë në terapi intensive. Shkaqet e aksidentit nuk janë zbardhur ende. Pista kryesore që autoritetet dyshojnë është se shoferi ka qenë i sëmurë.

Autobusi me turistë ukrainas, gjermanë, francezë dhe kroatë ra nga një lartësi prej rreth 10 metrash dhe përfundoi në shinat e trenit, pastaj shpërtheu në flakë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi Ekzekutiv i NPK "Trafiku Urban", Burim Maraj, ka nënshkruar…