“Trafiku Urban” dhe “Kuzhina Qëndrore” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

05 tetor 2023 | 00:43

Kryeshefi Ekzekutiv i NPK “Trafiku Urban”, Burim Maraj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv të NPL “Kuzhina Qëndrore”, Asdren Osaj. Kështë është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Trafikut Urban.

Njoftimi i plotë i “Trafikut Urban” në Prishtinë:

Kryeshefi Ekzekutiv i NPK “Trafiku Urban”, Burim Maraj, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv të NPL “Kuzhina Qëndrore”, Asdren Osaj.

Kjo marrëveshje është nënshkruar me qëllim të sigurimit të shërbimeve cilësore dhe efektive nga të dyja ndërmarrjet për qëllime dhe nevoja të ndryshme.

Udhëheqësit e dy ndërmarrjeve janë pajtuar se ky bashkëpunim është vetëm fillimi dhe kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimeve të tjera në të ardhmen, që do të sjellin lehtësira për punëtorët e të dyja ndërmarrjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se sot do…