Kryetari Kastrati sot përuron çerdhen e tretë publike në Malishevë

05 tetor 2023 | 00:08

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se sot do të bëjë hapjen e çerdhes së re publike në Kijevë.

Komuna ka njoftuar se e ka finalizuar ndërtimin si dhe janë bërë përgatitjet e duhura për hapjen e çerdhes së tretë publike, e cila është ndërtuar në Kijevë.

Çerdhja në Kijevë, do të hapet të enjten më 05 tetor 2023.

Ceremonia e hapjes së çerdhes do të mbahet në ora 11:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvonko Veselinoviq sot është marrë në pyetje nga Departamenti i…