Identifikohen afër 300 persona që vdiqën në një sulm të Luftës së Dytë Botërore

31 maj 2021 | 00:03

Eshtrat e më shumë se 300 marinarëve dhe marinsave që vdiqën kur anija “USS Oklahoma” u fundos gjatë sulmit të ushtrisë japoneze në Pearl Harbor të Hawait 79 vjet më parë janë identifikuar falë punës së ekspertëve në bazën ajrore “Offutt” të Nebraskës.

Përpjekja gjashtëvjeçare për të identifikuar 388 njerëz, që u zhdukën kur anija u përmbys gjatë sulmit të Luftës së Dytë Botërore, po përfundon këtë javë pasi janë identifikuar 338 prej tyre, raporton AP.

Agjencia e Kontabilitetit të Mbrojtjes POW/MIA ka përdorur teknologjinë e ADN-së dhe metoda të tjera moderne për të identifikuar mbetjet që u dërguan në “Offutt” pasi ato u zhvarrosën nga Varrezat Ushtarake Kombëtare të Paqësorit në Honolulu të Hawait.

Antropologët dhe historianët forensikë të agjencisë arritën qëllimin e tyre për të identifikuar të paktën 315 vetë, ose 80%, të njerëzve të zhdukur dhe disa identifikime të tjera mund të bëhen pasi të merren rezultatet e fundit të testit, tha Carrie LeGarde, antropologia që po udhëheq projektin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një kohe të gjatë qytetarët e Kosovës mund të…