Identifikohet rasti i parë me “Flurona”, kombinim i gripit me COVID-19

02 janar 2022 | 08:14

Izraeli ka regjistruar rastin e parë të kombinimit të gripit dhe koronavirusit, që është quajtur “Flurona”, te një grua.

Mediat lokale thanë se pacientja është një grua e re shtatzënë e cila ka shfaqur simptoma të lehta dhe e cila aktualisht është shtruar në spital.

“Ajo u diagnostikua me grip dhe koronavirus sapo mbërriti. Të dy testet dolën pozitive, edhe pasi ne kontrolluam përsëri”, tha mjeku.

Ministria izraelite e Shëndetësisë tha se ata po studionin rastin për të përcaktuar nëse kombinimi i dy infeksioneve mund të shkaktojë një sëmundje më të rëndë, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Ilir Ikonomi (Pjesë nga libri “Pushtimi: Ministri amerikan në…