Idetë dhe projektet e copëtimeve të BeH, M. Veriut dhe të Kosovës (1991-2023)

23 korrik 2025 | 23:16

Shkruan: Milazim Krasniqi
1. Millosheviqi e Tuxhmani në takimin e tyre në Karagjorgjevë në vitin 1991, u dakorduan për ndarjen e Bosnjes e Hercegovinës. (Konferenca e Dejtonit vetëm sa e modifikoi atë ndarje.) 2. Millosheviqi i kishte propozuar në fundvitin 1991 Micotakisit ndarjen e Maqedonisë ndërmjet Shqipërisë e Greqisë. 3. Në vitin 1993 Dobrica Qosiqi e ka ofruar një projekt për ndarjen e Kosovës në proporcion 66-34. 4. Në vitin 1996 ndarjen e Kosovës e ka propozuar edhe kryetari i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, Aleksander Despiqi. 5. Sipas dëshmive të Marti Ahtisarit, Jevgeni Primakovi ka propozuar copëtimin e Kosovës në vitin 1999. 6. Franjo Tuxhmani kishte propozuar një projekt për copëtimin e Kosovës po në vitin 1999, për çka ka njoftuar poashtu Marti Ahtisari në kujtimet e tij. 7. Ish presidenti serb, Vojisllav Koshtunica, ka propozuar autonominë e territoreve serbe në kuadër të një autonomie të Kosovës brenda Serbisë, që de facto ishte copëtim.
8. Xhon Bolltoni pranoi projektin e Kameron Manterit (të Institutit Lindje –Perëndim) për ndarjen e Kosovës dhe e lancoi gjatë një vizite në Kiev të Ukrainës. 9. Plani Franko-Gjerman e krijon një ndarje t’brendshme, me autonominë politike, territoriale, funksionale e personale të serbëve në Kosovë. (Ky është i vetmi plan për ndarje etnike, të cilin e ka pranuar një kryeministër i Kosovës.)
P.S. Mazohistë shqipfolës nuk dinë gjë tjetër pos ta akuzojnë Hashim Thaçin për idenë e ndarjes së Kosovës. E akuzojnë njeriun, i cili e ka shpall Kosovën shtet të pavarur në kufijtë e saj të vitit 1974 dhe i cili duke tentuar ta amortizonte presionin e Bolltonit/Pallmerit/Manterit, kërkonte që me demarkimin e kufirit me Serbinë, Kosova të merrte edhe Luginën e Preshevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet gjermane thanë të mërkurën se kishin miratuar dorëzimin e…