Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj humbën jetën në minierën e Artanës

02 qershor 2020 | 13:58

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), ka bërë të ditur se në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj.

Me këtë rast, MEPTINIS ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

Sipas kësaj ministrie, autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur.

Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan. Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana”.

“Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së të ndjerëve. Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur”, thuhet në reagimin e  MEPTINIS. (A. M / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se…