Thaçi: Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në minierën e Artanës

02 qershor 2020 | 13:56

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut.

Me këtë rast, Thaçi u ka shpreh ngushëllime familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre.

“Thellësisht i pikëlluar me humbjen e jetës së dy punonjësve në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut. U shpreh ngushëllime të thella familjeve, të afërmve dhe gjithë kolegëve të tyre. Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë së është…