
Idrizaj: Rezonanca arrin majat e suksesit!
Kolegji Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Okan Istanbul Universitesi si dhe me Okan Universitesi Hastanesi. Kështu ka bërë të ditur rektori i Kolegjit, Arian Idrizaj.
Prof. Idrizaj ka thënë së Rezonanca ka arritur majat e suksesit me arritjen e kësaj marrëveshje me gjigantin e spitaleve, universiteteve dhe kampuseve të rrjetit OKAN.
Njoftimi i plotë i Idrizajt:
Internacionalizimi i Rezonancës arrin majat e suksesit!
AMECC Rezonanca nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Okan Istanbul Universitesi si dhe me Okan Universitesi Hastanesi. Së bashku me mikun tim z. Ilir Geci u pritëm nga z. Bekir Okan, gjigantin e Spitaleve, Universiteteve dhe Kampuseve te Rrjetit OKAN. Ju faleminderit shumë për pritjen madhështore!
Rezonanca ofron zbritje për policët e Kosovës dhe familjarët e tyre të ngushtë