Distria Krasniqi e mbyll vitin në vendin e parë të renditjes botërore

27 dhjetor 2023 | 14:08

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi e ka mbyllur vitin 2023 si lidere e renditjes botërore të xhudistëve. Kampionia olimpike e mbylli këtë vit të suksesshëm që e kishte në vendin e parë pasi i grumbulloi 7715 pikë.

“Ajo është një dhuratë që vazhdon të na dhurojë gjëra. Distria Krasniqi e gjeti lavdinë olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë, ndërsa më pas ia vuri syrin një sfidë të re, kalimin në peshat deri në 52 kilogramë, që ishte e njohur më parë në Kosovë pasi mbulohej nga Majlinda Kelmendi”, thuhet në njoftimin e Unionit Evropian të Xhudos.

Krasniqi e nisi vitin në mënyrë fantastike duke e fituar medaljen e artë në “Paris Grand Slam”, për ta pasuruar koleksionin e saj të medaljeve. Ajo fitoi edhe medalje të tjera gjatë vitit, ndërsa tash do të bëhet gati për Olimpiadën e Parisit, ku synon medalje prapë.

Rezultatet e “Disit” në vitin 2023: Medalja e artë në “Paris Grand Slam”, kurse medaljen e argjendtë e fitoi në “Tbilisi Grand Slam”, “Hungary Masters”, “Baku Grand Slam”, “Kampionati Evropian” dhe medaljen e bronztë në Kampionatin e Hapur Evropian në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur kanë kaluar 10 vjet nga aksidenti tragjik me ski,…