10 vjet nga aksidenti, Ralf Schumacher: Asgjë nuk është më si më parë

27 dhjetor 2023 | 13:57

Kur kanë kaluar 10 vjet nga aksidenti tragjik me ski, jeta e Michael Schumacher dhe familjes kanë ndryshuar totalisht. “Asgjë nuk është më si më parë”, janë fjalët e vëllait të tij, Ralf Schumacher, gjithashtu një ish-pilot i Formula 1.

“Më mungon Michael i asaj periudhe. Jeta ndonjëherë nuk është e drejtë me njerëzit. Michael në jetën e tij shpesh kishte pasur fat, por më pas erdhi ai aksident dramatik”, shprehet më tej Ralf Schumacher Duke folur për “Bild”, Ralf Schumacher ka shtuar: “Falë Zotit, përmes disa mjekimeve moderne është arritur të bëhet diçka e mirë. Pavarësisht kësaj, asgjë nuk është më si më parë”.

Michael Schumacher u aksidentua teksa bënte ski në Francë. Ai pësoi një goditje të fortë në kokë dhe 7 herë kampioni i botës në Formula 1 kreu dy operacione në kokë.

“Mund të them vetëm se aksidenti i tij përfaqëson një moment të keq dhe drastik edhe për mua. Kjo që ndodhi ndryshoi tërësisht familjen tonë. Ishim të pafat, madje edhe Mick, që asokohe ishte një fëmijë i vogël”, ka deklaruar Ralf Schumacher. Duke folur për marrëdhënien mes tyre, Ralf ka shtuar: “Më dha gjithë përvojën e tij. Kisha mundësinë të mësoja nga më i miri. Kur ishim të vegjël flinim shpesh në të njëjtën dhomë. Michael ka qenë gjithnjë pranë meje, ndaj më mungon shumë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Këshillin e…