Idrizi viziton shkollën “VicianaMed”: Do të përkrahi krijimin e profileve të reja

04 nëntor 2021 | 11:44

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot ka vizituar Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë “VicianaMed”.

Ai ka bërë me dije se nën udhëheqjen e tij katër vjeçare, do të përkrahë procesin e zgjerimit dhe krijimin e profileve të reja, duke ndihmuar në ngritjen e nivelit të cilësisë.

Ky është postimi i Idrizit:

Në vazhdën e takimeve ditore, bashkë me ish-ambasadoren znj. Vlora Çitaku, deputeten e Kuvendit të Kosovës znj. Blerta Deliu dhe bashkëpunëtorët e mi, vizituam Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë “VicianaMed”.

U impresionuam nga infrastruktura dhe kuadro profesionale që kjo shkollë posedon. Nën udhëheqjen time katër vjeçare, do të përkrahë procesin e zgjerimit dhe krijimin e profileve të reja, duke ndihmuar në ngritjen e nivelit të cilësisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë…