IKD-ja reagon ndaj veprimeve të kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë

30 nëntor 2018 | 15:00

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) është shprehur i shqetësuar në lidhje me veprimet e bartësve të funksioneve gjyqësore në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në Republikën e Kosovës.

IKD-ja ka vlerësuar se kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka ndërmarr veprime që bien në kundërshtim me parimet dhe vlerat që i promovon Kushtetuta dhe ligjet pozitive të Republikës së Kosovës.

“Ndër të tjera, letra e kryetarit të Gjykatës dërguar përfaqësuesve institucional dhe ndërkombëtar, përmban mesazhe dhe kërkesa politike, të cilat shkelin rëndë pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit në Republikën e Kosovës. Fatkeqësisht, këto veprime së bashku edhe me vizitën e kryetarit të Gjykatës tek presidenti i një shteti tjetër, kanë prodhuar pasoja, të cilat mund të rikuperohen vetëm përmes ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive nga ana e KGjK-së, përfshirë ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore në këtë rast. Në këtë drejtim, IKD-ja kërkon nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) që të ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore në mënyrë që të ruhet pavarësia e gjyqësorit në Republikën e Kosovës”, është thënë në reagimin e IKD-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cesc Fabregas pritet ta kompletojë transferimin e tij për 10…