Ikona e atletikës: Ky është sezoni im i fundit

14 prill 15:12

Atletja amerikane Allyson Felix, një nga sprinteret më të mëdha në historinë e sportit të “mbretëreshës”, ka vendosur të tërhiqet në fund të këtij sezoni, në moshën 36-vjeçare.

Në karrierën e saj ajo ka fituar 7 medalje të arta olimpike, 3 të argjendta dhe 1 të bronztë. Felix ka triumfuar në 4 olimpiadat e fundit (Pekin, Londër, Rio de Zhaneiro dhe Tokio), duke qenë një ikonë e atletikës. Felix, që mban rekordin botëror në stafetat 4×100 dhe 4×400 metra, përmes një publikimi në rrjetet sociale shkruan: “Kam qenë një vajzë e vogël, që më thërrisnin “kofshë-pulë”.

Por ky sport më ka ndryshuar jetën dhe për këtë i jap përgjithnjë mirënjohës. Kam dhënë gjithçka në gara dhe për herë të parë në jetën time nuk jam e sigurt nëse mund t’i jap më ndonjë gjë këtij sporti”.“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në realizimin e kësaj ëndrre. Ky sezon do të jetë i fundit për mua, gara ime e fundit. Nuk do të jetë një numërim mbrapsht, por një sezon gëzimi. Nëse do të më shihni në pistë shpresoj të ndani me mua një moment, një gëzim, një kujtim. Ku do të jetë sezoni final, ku do të garoj për gratë, për vajzën time, për një botë më të mirë për gratë”, ka shkruar Felix, që ka fituar gjithashtu edhe 13 medalje të arta në botërorë, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë gjatë…