14 raste të reja me Covid, 26 persona të shëruar dhe 165 të vaksinuar

14 prill 2022 | 15:04

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar vetëm 14 raste të reja me Covid si dhe janë shëruar 26 persona.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 165 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.150 doza të vaksinës. Deri më sot 821.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.750 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 883 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv për Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.168. Në total numri i rasteve aktive është 497”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Mitrovicë, ka…