Kosova pritet të vizitohet nga dy delegacione amerikane

14 prill 2022 | 14:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Mitrovicë, ka folur për vizitat që pitet t’i realizojnë në ShBA së bashku me kryeministrin Albin Kurti.

Pavarësisht kësaj, Osmani nuk ka treguar se kur do të realizohen

“Në disa vizita do të jemi bashkë, në disa vizita do të jemi ndaras. Në momentin që i kemi saktë të gjitha detajet e agjendës, patjetër që do t’iu informojmë. Bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jashtëzakonisht intensiv. Është bashkëpunim në baza ditore edhe me përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ambasadorin Hovenier edhe me Departamentin Amerikan të Shtetit edhe me Këshillin për Siguri Kombëtare që është brenda Shtëpisë së Bardhë”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka njoftuar se gjatë këtij muaji, dy delegacione të larta nga ShBA-ja do të vizitojnë Kosovën.

“Kam pasur telefonatë me zëvendëspresidenten e ShBA-së, njëkohësisht është i vetmi vend në rajon që zëvendëspresidentja ka pasur një bisedë substanciale edhe që lidhet me raportet tona. Dhe kemi vizita të vazhdueshme. Do të kemi dy delegacione të larta nga ShBA-ja gjatë muajit prill, për të vazhduar me komunikime të tjera”, ka njoftuar Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka publikuar pesë gjetjet e ekspertizës…