IKShPK-ja apel qytetarëve: Vazhdoni ta mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave

07 korrik 2020 | 14:37

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka theksuar se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të këtij instituti dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Me këtë rast, IKShPK-ja ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që ta mbajnë distancën dhe t’i përdorin maskat kundër Covid-19.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar për të gjithë sidomos për të moshuarit dhe sëmurët kronik deri në shuarjen e plotë të Covid-19! Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së:

Të nderuar qytetarë!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Nëse nuk do t’ përmbahemi rekomandimeve jemi të detyruar të vazhdojmë me këto masa!

Këto masa përkufizojnë edhe shumicën të cilët me përpikëri nga fillimi iu kanë përmbajtur rekomandimeve!

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Për ruajtjen e shëndetit tuaj dhe të afërmve tuaj.

Ditët e fundit janë regjistruar shumë raste fatale pjesa më e madhe e të moshuarëve dhe personave me sëmundje kronike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar për të gjithë sidomos për të moshuarit dhe sëmurët kronik deri në shuarjen e plotë të Covid-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani në faqen zyrtare…