
IKShPK-ja me sqarim për tri rastet e vdekjes me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka sqaruar që tre pacientët e 24 orëshit të fundit që vdiqën gjatë terapisë me COVID-19, në fakt kanë rezultuar negativë ne testin e fundit.
Ata kanë qenë edhe me sëmundje të tjera shoqëruese, por në momentin e vdekjes pacientët kanë qenë me COVID negativ.
“Instituti Kombëtar sqaron se brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes të hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe MIQ të QKUK dhe spitalin e Vushtrrisë me sëmundje shoqëruese dhe COVID pozitiv. Në momentin e vdekjes pacientët kanë qenë COVID negativ. Në raportin përfundimtar klinik Diagnoza është Gjendje pas COVID-19 dhe rezultatet laboratorike janë negative. Ministria e Shëndetësisë, QKUK dhe IKSHPK Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve me rastin e vdekjes së të afërmve të tyre”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.