IKShPK-ja: Të testuarit për Covid-19 obligohen të qendrojnë në shtëpi

14 janar 2022 | 13:18

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të gjithë personat të cilët janë mostruar për testim në Covid-19 duhet të qëndrojnë në shtëpi/banesë deri në lajmërimin e rezultatit të testit nga IKShPK-ja.

“Personat të cilët lajmërohen që kanë rezultuar pozitiv në Covid-19 e kanë të ndaluar që personalisht të vijnë në IKShPK-ja për të kërkuar rezultatin deri në 10 ditë pas ditës së testimit. Individët e interesuar që të kenë rezultatin në formë të shkruar më herët, rezultatin e testimit mund ta kërkojnë përmes emailit në [email protected] ose të autorizojnë (me posedim të letërnjoftimit/pasaportës të personit testuar) ndonjë individ që nuk është i infektuar me Covid-19”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abixhiku, ka…