Ilir Ferati merr detyrën e kryetarit të Komunës së Istogut

08 dhjetor 2021 | 16:39

Të mërkurën është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të ri të Komunës së Istogut, Ilir Ferati nga kryetari i deritanishëm, Haki Rugova.

Ndërsa ish-kryetari Rugova e ka uruar pasardhësin e tij Feratin për postin e kreut të Komunës së Istogut.

Ndërsa kryetari i ri i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka falënderuar kryetarin Rugova për pritjen që i është bërë si mik i familjes dhe bashkëpunëtor i ngushtë i babait të tij.

“Dua të ju falënderoj edhe për punën e bërë deri më sot për qytetarët e Komunës së Istogut sepse falë punës suaj dhe angazhimit tuaj ne do ta kemi me të lehtë të qeverisim si dhe u shpreh se do të angazhohet fuqishëm për ndryshime pozitive në komunë”, ka thënë Ferati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë…