
Ilir Meta kërkon lirinë: Hetimet janë mbyllur, nuk ka rrezik për prishjen e provave
Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke pretenduar se nuk ekziston më rreziku për prishjen e provave, pasi hetimet ndaj tij janë përmbyllur nga SPAK dhe dosja është drejt kalimit në gjykim.
“Ka edhe një element tjetër që gjykatat s’e kanë marrë parasysh dhe me dashje e kanë anashkaluar: fakti që është edhe politikan aktiv, presidenti i Partisë së Lirisë. I kërkojmë gjykatës pranimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal për të pandehurin Ilir Metaj në një masë tjetër që të jetë proporcionale me rrethanat e krijuara, por edhe me personalitetin e tij. Për ne, masa më e përshtatshme është ajo e ndalimit të daljes jashtë shtetit, parashikuar nga neni 232 i Kodit të Procedurës Penale.”
Kërkesa e Ilir Metës vjen pak ditë pasi ish-presidenti u njoh zyrtarisht nga SPAK me mbylljen e hetimeve, ndërkohë që tashmë pritet që dosja ndaj tij të kalojë për gjykim.