Jashari bëhet transferi më i shtrenjtë në historinë e futbollit belg

06 gusht 2025 | 16:03

Ardon Jashari la gjurmë në futbollin belg në vetëm një vit të kaluar aty. Në verën e kaluar ylli shqiptar ishte transferuar nga Luzerni në Club Brugge dhe brenda një viti e pati një transformim të hatashëm. 23-vjeçari bëri paraqitje mbresëlënëse në Belgjikë dhe si rezultat u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në ligën elitare belge.

Kjo bëri që vlera e tij në treg të rritet dukshëm dhe interesimi i klubeve për ta transferuar atë ishte i madh. Por, ai ishte i vendosur dhe e donte veç Milanin. Më në fund, dëshira e tij iu realizua dhe prej sot ai do të jetë një “Rossoner” i ri. E për kartonin e tij, Kuqezinjtë do t’i paguajnë hiç më pak se 39 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Kjo shumë e bën Jasharin futbollistin më të shtrenjtë në histori të futbollit belg, duke e kalua edhe Charles De Ketelaeren, të cilin e kishte blerë po ashtu Milani vite më parë për 37,5 milionë euro. Mesfushori belg i Atalantës e mbante primatin deri tash, por tash në fron hipi futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani, të martën ka dalë në një konferencë…